Ministri në detyrë i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj ka dhënë sot dorëheqje.
Dorëheqjen e tij, Cakaj e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.
Me të ardhur në postin e ministrit të Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Cakaj kishte nisur shkarkimet e disa konsujve kosovarë në Shqipëri.
Si një njëri i vogël i cili kishte një rol të madh, Cakaj, me ardhjen e tij në këtë pozitë, dëmtoi njerëz të denjë për kombin shqiptarë.
Arbresh.info, mëson se Cakaj dha dorëheqje nga posti i tij në Shqipëri, për të ardhur në Kosovë përmes një partie politike, duke pretenduar postin e deputetit.
Përveç kësaj, Cakaj ishte përfolur edhe për përfshirjen e tij në çështjen e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë, Cakaj do të mbahet mend edhe si ministër që ishte refuzuar të dekretohet nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.
Presidenti Meta, kishte refuzuar të dekretojë Gent Cakajn si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme me arsyet se Cakaj nuk ka përvojë dhe është “i papërgjegjshëm”, shkruan arbresh.info.
“Qëndrimet e tij publike në kontekstin e debatit për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve të Kosovës e Serbisë por edhe të Ballkanit Perëndimor janë në kundërshtim të plotë me programin e qeverisë aktuale për politikën e jashtme dhe shtjellimin e saj nga Ministria e Punëve të Jashtme (citoj nga intervista e Zv/ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, për emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, dt. 01 nëntor 2019:“…Tani te korrigjimi i kufijve semantikisht kjo nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje” thuhej në letrën e Metës drejtuar kryeministrit Edi Rama në atë kohë.
Po ashtu, presidenti Meta kishte shprehur pabesueshmerin ndaj Cakajt, duke thënë se nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin e kësaj detyre.
“Kandidatura e z. Gent Cakaj nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmëri dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet dhe në lartësinë e kërkuar të detyrës tepër të rëndësishme të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme”, thuhej në letrën e presidentit Meta drejtuar Ramës.
Gent Cakaj ishte propozuar nga kryeministri Edi Rama për të zëvendësuar Ditmir Bushatin, i cili u shkarkua nga kryeministri gjatë Asamblesë Kombëtare që u mbajt më 28 dhjetor./arbresh.info/
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia