Ilir Meta: Kisha pak shpresa, gjendemi para një mrekullie

21:35 | 26 Nëntor 2019
L G

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë  se kishte pasur frikë për një numër shumë më të madh të viktimave pas tërmetit që ndodhi në orët e hershme në Durrës.

“Kam pasur shumë pak shpresa”, thotë Meta.

“Besoj se gjendemi para një mrekullie por nuk duhet të nxitohemi ende. Rreziku është i tmerrshëm, puna që po bëhet është e madhe dhe një sukses i pabesueshëm i operacioneve të shpëtimit”. Kanë ardhur ekipe shpëtimi nga Kosova, Italia, Greqia e shumë vende tjera të cilët na kanë ndihmuar shumë”, ka shtuar ai.

“Duhet të punohet gjithë natën për t’i shpëtuar të mbijetuarit. Do të bëhet një punë e gjatë për të rikuperuar dëmet e mëdha materiale”.

“Falënderoj popullin e Kosovës për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kemi treguar në këtë kohë të vështirë”,ka thënë Met/Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme