Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shprehet i bindur në pafajësinë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ai thotë se Kosova, me urtësi, unitet dhe largpamësi do ta fitojë edhe këtë sfidë.
Më herët gjatë një konference me gazetarët, Meta kërkoi mbështetje nga Kosova dhe Shqipëria për Presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së Veseli për të përballuar aktakuzat për krime luftë të ngritura ndaj tyre.
Postimi i tij i plotë:
I bindur në pafajësinë e Presidentit të Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Kadri Veseli.
Kosova, me Urtësi, Unitet dhe Largpamësi do ta fitojë edhe këtë sfidë! ??❤️??
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare