Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ftuar sot Bosnje dhe Hercegovinën ta pranojë realitetin, se Kosova është një vend i pavarur dhe sovran.
Meta po merr pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit për Evropë Juglindore i cili po mbahet sot në Jahorinë. Në këtë samit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama refuzoi të merrte pjesë për shkak se Kosova nuk u thirr si shtet, por me fusnotë.
“Si të pretendojmë se kemi një bashkëpunim rajonal të suksesshëm, kur disa nga pjesëmarrësit po punojnë për të përjashtuar disa vende nga mundësia e përfitimeve”, ka deklaruar Meta, raporton ‘Blici’ serb.
Ai ka theksuar se është koha e duhur që Kosova të njihet si shtet i pavarur dhe sovran, pasi sipas tij respekti për fqinjët është i domosdoshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net.
Meta tha se iniciativat rajonale po e forcojnë dialogun e brendshëm të rajonit dhe në këtë mënyrë po kontribuojnë në gjendjen e përgjithshme të sigurisë. Ai vuri në dukje se një sukses i madh është arritur deri më tani, dhe si shembull mori marrëveshjen e Athinës dhe Shkupit.
“Zgjidhja e sfidave bilaterale është shumë e rëndësishme në rrugën drejt BE-së, por nevojiten reforma në vendet e rajonit. Shqipëria është e vetëdijshme se ka shumë punë në përmbushjen e kriteve dhe standardeve, në veçanti duhet të forcojë sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Meta shprehu besimin se Këshilli i BE-së në tetor do te hap negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.
Theksojmë se përkundër raportimit se Qeveria e Shqipërisë nuk do të marrë pjesë në këtë samit, presidenti Meta ka vendosur që personalisht të jetë pjesë e tij.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...