Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka hapur punimet e Samitit të Brdo-Brijunit duke falënderuar presidentët për pjesëmarrje.
Ai ka bërë të dikur se samiti i radhës do të mbahet në Poloni.
“Një falënderim të veçantë për miqtë tanë të veçantë. Samiti i ardhshëm do të jetë në Poznam në Poloni”, tha Meta.
Pas fjalimit të tij takimi u mbyll për media, shkruan arbresh.info.
Më 8-9 maj 2019, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka organizuar në Tiranë Samitin e radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.
Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga Presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010, shkruan arbresh.info.
Me ftesën edhe të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës, po marrin pjesë tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić.
Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.
Samiti i Liderëve në Tiranë, që përkon dhe me “Ditën e Evropës”, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian, shkruan arbresh.info.
Kjo nismë ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit. Një tregues domethënës e jetik për vende tona ka qenë mbështetja e vazhdueshme që drejtues të lartë evropianë dhe amerikanë i kanë dhënë këtij Procesi.
Në mbyllje të Samitit, Liderët e procesit do të miratojnë një dokument me konkluzionet e takimit./arbresh.info/
/Arbresh.info/
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...