Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, njofton se e ka nënshkruar marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, për kontrolle të përbashkëta në pikat kufitare.
Meta thotë se këtë marrëveshje e vlerëson si mbështetje reale për nevojat e të dy vendeve.
Marrëveshja të cilën më 25 nëntor e ratifikoi parlamenti shqiptar, siç tha atëherë ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi parasheh në të gjitha vendkalimet kufitare të kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë vetëm nga një sportel kontrollues.
Besoj, shtoi se të gjithë e kanë të qartë se kjo marrëveshje ka për qëllim t’i “përforcojë lidhjet me fqinjin tonë” dhe besojmë se kjo u shërben “angazhimeve tona të përbashkëta për BE dhe nismën Ballkani i Hapur”.
Përgjatë kufirit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë funksionojnë vendkalimet kufitare Bllatë dhe Xhepçisht (i cili është me karakter lokal dhe tashmë funksionon kontrolli i përbashkët) dhe dy në Dibër, më pas Qafthana në Strugë, Stenjë në Resnjë dhe Shën Naumi në Ohër./Telegrafi/
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...