Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin në veri ndaj Policisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta tha se Partia e Lirisë e dënon sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës, që rezultoi me vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri.
“Kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit. Mbështesim Policinë dhe autoritetet e Kosovës për të garantuar sigurinë publike dhe ndëshkuar autorët e kësaj ngjarje kriminale”, shkroi Meta./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...