Google ADS

Ilir Ferati pranon detyrën e Kryetarit të Komunës së Istogut

16:50 | 8 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Ilir Ferati sot ka marrë detyrën e kryetarit të ri të komunës së Istogut, nga kryetari i deritanishëm, Haki Rugova.

Ish-Kryetari Rugova , e uroi pasardhësin e tij Feratin për postin e kreut të komunës. Ju uroj punë të mbarë dhe shumë suksese në detyrën e re si Kryetar i Komunës së Istogut.

Ky lajm u bë i ditur përmes një postimi në Facebook në faqen zyrtare të komunës së Istogut, transmeton arbresh.info

Postimi i plotë:

Z.Ilir Ferati merr detyrën e Kryetarit të Komunës së Istogut

Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të ri të Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati nga kryetari i deritanishëm, z. Haki Rugova.

Ish-Kryetari Rugova , e uroi pasardhësin e tij Feratin për postin e kreut të komunës. Ju uroj punë të mbarë dhe shumë suksese në detyrën e re si Kryetar i Komunës së Istogut. Çdo fillim është i vështirë mirëpo unë jam i sigurt që ju do të tejkaloni çdo pengesë, tha  nder të tjera ish –Kryetari Rugova.

Ndërkaq Kryetari i ri i Komunës së Istogut z.Ilir Ferati falënderoj kryetarin Rugova për pritjen që i është bërë si mik i familjes dhe bashkëpunëtor i ngushtë i babait të tij.

Dua të ju falënderoj edhe për punën e bërë deri më sot për qytetarët e Komunës së Istogut sepse fal punës suaj dhe angazhimit tuaj ne do ta kemi me të lehtë të qeverisim si dhe  u shpreh se do të angazhohet fuqishëm për ndryshime pozitive në komunë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme