Deputeti i pavarur, Ilir Deda ka thënë se të gjithë jemi për Ushtri por a do të duhej të formohet ajo duke mos pasur bashkëpunim me SHBA-të dhe NATO-n.
“Nuk është pyetja a jemi për Ushtri – se të gjithë jemi për. Por, 18 vjet pas bombardimeve të Serbisë nga NATO, Serbia është në Partneritet për Paqe, dhe Ushtria e ShBA ka bashkëpunim të thellë me Ushtrinë e Serbisë. A duam që Ushtria jonë të mos ketë bashkëpunim me Ushtrinë e ShBA dhe NATO-n?”, ka shkruar Deda në llogarinë e tij në Facebook, transmston Klan Kosova.
“Udhëheqësia aktuale për synime afatshkurta dhe joracionale po e kërcënon sigurinë e Kosovës duke na e rrezikuar partneritetin me aleancën Euro-Atlantike. A i harruam rezultatet e kësaj mendësie: -fusnotën; bashkësinë e komunave serbe; dështimin në UNESCO; demarkacionin e keq; izolimin e Kosovës; Gjykatën Speciale; shkatërrimin e ekonomisë; kapjen e shtetit?”, ka përfunduar ai.