Deklarata e shteteve të QUINT-it duket të jetë paralajmërimi i fundit për udhëheqësit e Kosovës që të hekin dorë nga theqafja dhe rruga e sfidimit më serioz të shtetësisë tonë, ka shkruar deputeti Ilir Deda në profilin e tij në facebook.
“Me këtë bie në ujë propaganda e pushtetit se nuk do të rrezikohet marrëdhënia me shtetet kyqe të Perëndimit. Përkundrazi, Kosova u paralajmërua sot me izolim – apo siç u tha “për pasojat më të rënda negative … përfshirë këtu procesin e integrimit ndërkombëtar dhe Euro-Atlantik të Kosovës”ka shkruar nw vazhdim Deda.
“Gjithashtu, për herë të parë u theksua vendosmëria e shteteve të Perëndimit që ta çojnë një proces deri në fund me fjalinë “…presim që të gjitha shtetet të ndjekin penalisht ose të bashkëpunojnë në plotni në gjykimin e krimeve të supozuara të kryera në Kosovë”.
“Besoj thellë që nuk ka qytetar në Kosovë që e përkrahë kolapsin e shtetit tonë në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë”, ka shkruar Deda.
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja