Deputeti Ilir Deda përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë se Kosovës dhe të Presidentit Thaçi për rrezikimin e ekzistencës së Shtetit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Reagimi i tij vjen një ditë pasi dështoi nisma e deputetëve të Pozitës për të rrëzuar Gjykatën Speciale përmes një seance parlamentare.
Ky është postimi i tij i plotë në facebook:
“Qeveria e Kosovës duhet të jep dorëheqje sot. Një udhëheqësi që e rrezikon ekzistencën e vendit të vet nuk mund të qëndrojë më në pozitë. E bashkë me ta duhet të shkojë edhe Hashim Thaçi”, ka shkruar ai./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?