Ndihmës-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem në konferncën e NATO-s ka thënë se Ballkani Perendimor është rajon me rëndësi strategjike për NATO-n.
“Ne do të vazhdojmë të mbesim të pranishëm këtu, të kemi fokusin këtu dhe të mbështesim aspiratat euroatlantike të vendeve të rajonit. Vlerat demokratike, sundimi i ligjit, reformat e brendshme dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë jetike për stabilitetin rajonal”, ka thënë ai, transmeton arbresh.info.
Ai ka thënë se janë të vendosur tu ndihmojnë vendeve të rajonit të zbatojnë reformat.
“Për 18 vite NATO është duker punuar të mbajë Kosovën dhe rajonin të sigurt përmes misionit tonë të KFOR-it. Ne jemi shumë krenar që KFOR-i gëzon mbështetje shumë të fuqishme tek të gjitha grupet etnike dhe palët e interesit këtu dhe në rajon”, është shprehur ai.
Ildem ka thënë se NATO po përballet me terrorizmin ndërkombëtar, me implikime në fushën e sigurisë që kanë valët e migrimit dhe fenomene tjera destabilizuese.
“Zona jonë e rehatisë është duke u tkurrur dhe kërkon mekanizma të ri mbrojtës për shkak të këtyre sfidave sic janë sulmet kibernetike, shpërndarja e armëve të shkatërrimit në masë. NATO mund të kërkojë një storje për përpjekjet e saj si zgjidhës i problemeve dhe si forcë për të mirë”, është shprehur ai.
Ndihmës-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe për formimin e ushtrisë.
“NATO e mbështet dialogun e lehtësuar nga BE. Ju po ashtu zotëri President iu referuat pritjeve të qytetarëve por edhe dëshirën për transformimin e FSK-së. Sic e ka theksuar disa herë sekretari i përgjithshëm i NATO-së së nëse zgjidhni ta merrni këtë rrugë natyrisht duhet të bëhet sipas ndryshimeve kushtetuese”, ka thënë ai./arbresh.info
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...