Google ADS

Ilaçi “Trump” për Covid-19 REGN-COV2 nuk gjendet në barnatoret e Kosovës

10:02 | 30 Janar 2021
A Z

Janë bërë gati një vit që kur në Kosovë u shfaq rasti i parë me virusin SARS-CoV-2 i njohur si koronavirus.

Pas shfaqjes së rasteve në Kosovë por edhe në mbarë botën, shumë kompani farmaceutike filluan të merren me krijimin e një vaksine apo ilaçi për ta luftuar këtë virus.

E, në SHBA u bë i njohur ilaçi ‘REGN-COV2’, që shëroj ish-presidentin e SHBA-së Donald Trump muaj më parë.

Por, në Kosovë ky ilaç i “Trump”, REGN-COV2 nuk gjendet në barnatoret e Kosovës, kështu thonë disa nga farmacistët në vendin tonë.

Orgesa Hyseni farmaciste, për arbresh.info tha se ky ilaç nuk ka qenë asnjëherë në barnatore të Kosovës, dhe as kërkesa nuk ka pasur nga qytetarët.

“Jo ky lloj ilaçi nuk ka qenë asnjëherë në barnatore tek ne, as para fillimit të pandemisë as tani në këto kohë kur virusi është ende prezent. Por as kërkesa nuk ka pasur nga qytetarët.”, tregon ajo.

Edhe, farmacisti SH.K, thotë se në barnatoren ku ai punon nuk ka qenë i pranishëm asnjëherë ky ilaç.

“Jo nuk ka qenë kurrë ky ilaç në barnatoren tonë, as kërkesa nuk ka prej qytetarëve.”, tha shkurt ai për arbresh.info

Ndryshe, Deri më tani janë aprovuar vaksinat e prodhuara nga kompanitë farmaceutike Moderna, Pfizer e BioNtech të cilat tashmë shumë shtete kanë filluar të sigurojnë dozat për qytetarët e tyre.

Një gjë të tillë është duke e bërë edhe Kosova. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të  ditur se vaksinat e para kundër COVID-19 do të arrijnë në Kosovë në muajin shkurt për të filluar me vaksinimin e grupeve prioritare dhe mundësia për vaksinim do t’u jepet të gjithë qytetarëve sipas Planit të imunizimit për COVID-19, të hartuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike./A.Zeka/arbresh.info/

Të ngjashme