Para disa ditësh zëvendëskryeministri i parë i Kosovës ka promovuar librin e tij më të ri në gjuhën italiane “Asgjë nuk është e pamundur”, shkruan arbresh.info
E për këtë gazeta e njohur italiane “Il Messagero” ka shkruar enkas një artikull vetëm Behgjet Pacollin për të cilin thotë fjalë shumë të mira e përmend edhe sakrificat e tij të bëra për Kosovën.
Artikulli nis me atë që z. Pacolli është një njeriu më i pasur në Kosovë dhe se dikur ai ishte i martuar me Ana Oxën.
“Shumë njerëz e dinë se ai është njeriu më i pasur i Kosovës dhe se ka restauruar pallatet e pushtetit të Moskës: Shtëpia e Bardhë në lumin e të Moskovës dhe Kremlinit”, thuhet në shkrim.
Mes tjerash në këtë artikull përmendet edhe gjiganti i ndërtimit Mabetex për të cilin thuhet se ka ndërtuar nga zeroja Astanën e Kazakistanit.
“Por, mbi të gjitha, duke rrëfyer për jetën e tij, Pacolli rrëfen një pjesë të historisë së Ballkanit, rënien e Bashkimit Sovjetik dhe betejën dramatike për pavarësinë e Kosovës, për të arritur deri tek çështjet aktuale dhe për t’u përqendruar mbi situatën politike, kulturore dhe ekonomike të vendit të tij. Një vend i të cilit ai ishte President për një muaj dhe tani e përfaqëson në mbarë botën si Ministër i Jashtëm”, thuhet tutje.
“Nuk e di se çfarë do të jetë e ardhmja. Unë e di se ajo që bëra deri më tani e bëra me sakrificë të madhe. Me kënaqësi të madhe dhe me dëshirën për të ndërtuar gjithmonë. Të gjitha këto elementë të kombinuar më bëjnë të mendoj për titullin e librit tim: Asgjë nuk është e pamundur”, përfundon artikulli për shefin e diplomacisë kosovare./Arbresh.info/
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...