Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, nëpërmjet një kërkese drejtuar kryetarës së Dhomave të Specializuara dhe zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, Ekaterina Trendafilova dhe Prokurori i Specializuar Xhek Smith, Kryeprokurorit të Republikës së Kosovës z. Aleksandër Lumnezi, Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës Skender Çoçaj, Kryetares së Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi, UD. të Presidentit të Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdulla Hoti, ka kërkuar shqyrtimi i mundësive juridike dhe teknike për ndërrimin e masës së arrestit në masa të tjera si, shqyrtimi gjyqësor në procedurë të rregullt (gjykimi në liri) deri në aktgjykim, për të akuzuarit, ish Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ish kryetarëve të kuvendit të Republikës Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, deputetit të Republikës së Kosovës Rexhep Selimi, edhe ish zyrtarëve të FSK dhe OVL, Hysni Ngucati, Nasim Haradinaj dhe Sali Mustafa.
Nëpërmjet kësaj kërkese ata kanë bërë të ditur se Gjykata Speciale është duke vepruar konform detyrimeve ligjore si dhe normativave të këtij institucioni, në analizimin e situatës së sigurisë në Kosovë, sidomos pas aktiviteteve të dhomave të Specializuara, me ç‘rast janë arrestuar udhëheqës shtetërorë me dyshimet se të nijetit kanë kryer vepra penale të sanksionuara nga ky institucion i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, thuhet në kërkesë, transmeton arbresh.info.
Ndër të tjera ata kanë bërë të ditur se po ashtu IKSN, më parë ka përcjellë dokumente analitike në institucionet kompetente si dhe në zyrat e shteteve të Kuint’it, ku ka shfaqur dyshimet se ekstremistë fetarë po presin ç’do eskalim situate në Kosovë në mënyrë që të zhvillojnë planet e tyre sekrete për territore të IS në Kosovë dhe rajon siq kishte ndodhur në vitin 2004 në Këndovë të Maqedonisë./Arbresh.info
Kjo është kërkesa e plotë:
Morena Taraku zbulon edhe një tjetër talent të saj
Sulmohet me thikë një person në Tërstenik të Drenasit, arres...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë 300 gjoba për 24 orë
Zhduken dy gra në Ferizaj
Zhduket një person në Suharekë
Arrestohet shtetasi gjerman në Gjilan, sulmoi fizikisht një ...