Një kërkesë urgjente ka shkuar në drejtim të institucioneve kryesore të vendit.
Kjo për të liruar përkohësisht të gjithë të paraburgosurve dhe të burgosurve, pasi po u rrezikohet jeta nga infektimi nga kjo pandemi, pasi u konfirmuan dy zyrtar të shërbimit korrektues të Kosovës pozitiv me këtë virus, shkruan arbresh.info.
Kërkesa e bërë nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, në drejtim të Presidentit, Kryeministrit, Ministrisë së Drejtësisë, Kryeprokurorit, Këshillit Prokurorial, Gjyqësor dhe Kryetarit të Gjykatës së Apelit, thuhet se po rrezikohet jeta e qytetarëve të cilët po mbahen si të dyshuar në paraburgim ose të dënuarve me rrezikshmëri të ulët me të drejtë mund të konsiderohet se rrezikim i jetës së tyre po bëhet me paramendim.
Kjo është kërkesa e Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare:
Urgjent të sigurohet jeta e të paraburgosurve dhe të burgosurve në Republikën e Kosovës, nga rreziku i virusit Covid 19, pasi u konfirmuan dy zyrtar të shërbimit korrektues të Kosovës pozitiv me këtë virus. Rrezikimi i përgjithshëm i jetës së qytetarëve të cilët po mbahen si të dyshuar në paraburgim ose të dënuarve me rrezikshmëri të ulët me të drejtë mund të konsiderohet se rrezikim i jetës së tyre po bëhet me paramendim.
I nderuar Presidenti i Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi, i nderuar Kryeministër z.Albin Kurti, e nderuara Ministër e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, i nderuar drejtor i institutit kombëtar të shëndetit publik z.Naser Ramadani i nderuar Kryeprokuror i Shtetit z.Aleksander Lumnezi, i nderuar Kryetar i këshillit Prokurorial z.Bahri Hyseni, i nderuar Kryetar i Gjykatës së Apelit z.Hasan Shala, i nderuar Kryetar i Gjykatës Supreme z.Enver Peci, i nderuar Kryesues i Këshillit Gjygjsorë z.Skender Çoçaj, Instituti i Kosoves Për Studime Ndërkombetare, përkatësisht drejtoria për siguri, është duke përcjellur me vëmendje zhvillimet e fundit, ku Kosova ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të pandemisë së virusit Covid 19, që nga data 13 mars 2020, pandemi e cila ka kapluar të gjithë globin. Po ashtu është duke përcjellur edhe analizuar gjithashtu edhe veprimet e institucioneve në lidhje me mandatet e tyre kushtetuese në kontestet të sigurisë së qytetareve të Republikës së Kosovës të cilët po mbahen në burgjet e Kosovës, sidomos pas rrezikut për jetën e tyre e cila është duke i’u kanosur nga ky virus, pas konfirmimit të dy zyrtarëve të shërbimit korrektues të Kosovës me virusin Covid 19.
Aktualisht shumica shteteve demokratike, kanë ndërmarrë veprime ligjore për të siguruar jetën e atyre qytetarëve që në mënyrë të dhunshme po ju kanoset jeta, ngase ata nuk mund të mbrohen nga virusi si rezultat i mbajtjes së tyre në masa të rrepta sigurie, sidomos personat me rrezikshmëri te ulët, Shqipëria ka liruar mbi 600 persona, ndërsa Turqia mbi 40000.
Kosova si një vend i cili pretendon të ofroj dhe zbatoj vlerat demokratike dhe humane edhe në rastet kur vendi është në gjendje emergjente apo të jashtëzakonshme, siguria dhe jeta e qytetarëve duhet të jetë primare, gjithashtu edhe e atyre qytetarëve të cilët janë në mbajtje si të dyshuar apo të dënuar për vepra të ndryshme, e kështu nëse mund të garantohet jeta e tyre, atëherë duhet marrë veprime konform ligjeve në fuqi. Nëse në rast se institucionet në fjalë në raste të tilla dështojnë për ofrimin sigurisë për jetën e tyre, atëherë përgjegjësia mbetët direkt në institucionet e lartpërmendura. Në rastin konkret kur Kosova ka shpallur gjendjen emergjente që nga 13 marsi 2020, ka mbi 114 persona të infektuar si dhe një të vdekur, vlen të përmendet fakti se dy të infektuar janë zyrtarë të shërbimit korrektues të Kosovës. Po ashtu, Kosova ka mbyllur të gjitha pikat kufitare, si dhe ka vendosur edhe masat për kufizimet e lëvizjeve, institucionet e garantimit të zbatimit të ligjeve të Republikës së Kosovës, duhet vepruar edhe për qytetarët e pafajshëm të cilët janë në masa sigurie si në (paraburgim ) të dyshuar për vepra penale të lehta ( me rrezikshmëri të ultë ) ose lëndë civile apo lëndë kundërvajtëse, të cilat nuk kanë rrezikuar apo privuar nga jeta qytetarë të tjerë. Po ashtu, të lirohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët janë të dënuar për vepra të lehta penale ose kanë vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit.
Kërkesa konkrete urgjente
1.Per të mos rrezikuar jetën e të gjithë atyre qytetarëve të pafajshëm të cilët janë në masa sigurie në mbajtje ( paraburgim ) të merren veprime për ndërprerjen e kësaj mase apo ndryshimin e sajë, sepse të gjithë ata qytetarë të pafajshëm janë të rrezikuar në mënyrë të drejtpërdrejte nga virusi vdekjeprurës, Covid 19, dhe jeta e tyre është vendosur qëllimisht para një rreziku serioz, dhe atë në dijeni të gjitha institucioneve kompetente, sidomos pas konfirmimit të dy zyrtarëve të shërbimit korrektues me këtë virus.
Ç’do qytetarë i dyshuar për vepra të ndryshme, qofshin ato penale apo civile ose kundërvajtëse është i pafajshëm deri në shpalljen e aktvendimit të formës së prerë nga gjykata kompetente.
2.Nëse qëllimi i privimit nga liria e lëvizjes ( dënimi me burgim ) është mjet për rehabilitimin e qytetarëve të cilët kanë kryer vepra të ndryshme panele apo kundërvajtëse, ne si IKSN besojmë fort se ky rast është i mjaftueshëm për solidarizim me personat të cilët kane kryer vepra të lehta apo nëse kanë vuajtur me shumë se gjysmën e dënimit.
Të nderuar, mos marrja e veprimeve konform ligjeve të zbatueshme në RKS nga ana juaj po ashtu, është vepër e rëndë penale, ngase me vetëdije jeni duke rrezikuar jetën e qytetarëve të cilat janë të pafajshëm deri në aktvendimet e formës së prerë si dhe atyre të cilët janë dënuar për vepra të lehta apo kanë kryer më shumë se gjysmën e dënimit.
Mos veprimet tuaja, jo që janë vetëm të dënueshme për rrezikimin e jetës së tyre, po ashtu reflektojnë veprime jo humane dhe jo etike, si dhe thellojnë në mes të dhe institucioneve të zbatimit të ligjit”. /arbresh.info
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...