Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se uji që vjen nga Liqeni i Badocit është ende i papijshëm.
Në njoftimin e IKSHPK –së thuhet se megjithatë, këto vlera ende janë më të larta se sa vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitorimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badocit, pas rishfaqjes së vlerave të larta të Manganit, javën që shkoi. Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të vikendit, vërehen ulje e vlerave të Manganit. Megjithatë, këto vlera ende janë më të larta se sa vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu””, thuhet në njoftim .
Sipas këtij udhëzimi, standardi i paraparë për vlerat e lejuara të Manganit në ujin e pijes është 0.05 mg/L, ndërsa, sipas analizave të kryera ditëve të vikendit, vlerat më të larta të regjistruara sillen prej 0.102 – 0.0230 mg/L.
Tutje thuhet se ekipet e IKSHPK-së vazhdojnë të monitorojnë ujin e pijes nga Liqeni i Badocit edhe gjatë ditëve në vijim.
Ndërkohë, mbetet në fuqi rekomandimi që uji që vjen nga ky liqen të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale.
“Ju rikujtomë se Mangani konsiderohet një lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, duke përfshirë metabolizmin e aminoacideve, kolesterolit, glukozës dhe karbohidrateve, në formimin e kockave, mpiksjen e gjakut dhe reduktimin e inflamacionit, por në vlera të shtuara në ujin e pijshëm, sillet si ndotës dhe ka ndikim të dëmshëm në shëndet, e posaçërisht tek fëmijët deri në 5 vjeçe nëse përdoret për një kohë më të gjatë”, thuhet në njoftim.
IKSHPK thotë se duke pasur parasysh që vlerat e manganit ende janë të larta, mbesin në fuqi rekomandimet e dhëna për KRU “Prishtina”.
“Të kontrollohet procesi i dezinfektimit në mënyrë që vlera e klorit (Cl) rezidual të jetë 0.1-0.2mg/L; të përcillet ndotja organike (TOC) në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës; të zbatohen procedurat standarde për trajtimin e ujit në situata si kjo; të bëhet shpëlarja e rrjetit shpërndarës magjistral dhe segmenteve të vogla; të sigurohet ujë higjienik për pije për qytetarët”, thuhet tutje në njoftim.
IKSHPK thekson se është në bashkëpunim të vazhdueshëm me KRU “Prishtina” për të monitoruar dhe ndërmarrë veprimet e nevojshme për tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e “fenomenit” të manganit në ujin e pijes.
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë