Google ADS

IKSHPK: Varianti Delta po përhapet me shpejtësi, vaksinohuni!

18:52 | 19 Gusht 2021
L G

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar te qytetarët e Kosovës, që të vaksinohen, pasi varianti Delta i coronavirusit po përhapet me shpejtësi dhe rritjen rapide të rasteve pozitive me këtë virus.

Në apelin e IKSHPK thuhet se “Delta varianti po vazhdon të përhapet me shpejtësi në Kosovë! Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët!”

“Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant! Masat rigoroze të ndërmarra dhe zbatimi i tyre duhet të bëhet nga çdo qytetar i Republikës”.

“Bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është VAKSINIMI!”, thuhet në apelin e IKSHPK. /arbresh.info/

Të ngjashme