IKSHPK tregon si do të veprohet për çdo rast të dyshimtë te nxënësit për Covid-19

14:49 | 13 Shtator 2020
Arbresh.info

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021, duke rekomanduar zbatimin e rregullave te reja në shkollë për ruajtjen e shëndetit.

IKSHPK kërkon që të respektohen masat ndaj pandemisë COVID-19, duke shtuar se është në mbikëqyrje të vazhduar të situatës epidemiologjike, shkruan Arbresh.info.

“Instituti Kombëtar i uron të gjithë̈ nxënësve dhe mësimdhënësve vitin e ri shkollor 2020/2021, duke rekomanduar zbatimin e rregullave te reja në shkollë për ruajtjen e shëndetit. Instituti Kombëtar është në mbikëqyrje të vazhduar të situatës epidemiologjike e në veçanti prioritet e ka shëndetin e fëmijëve. Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin në kohë reale. Çdo rast i dyshimtë i sëmundjes te fëmijët do të hulumtohet dhe gjurmohet menjëherë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme