Google ADS

IKSHPK: Shtatë rastet e testuara për Koronavirus kanë rezultuar negative

17:49 | 11 Mars 2020
L G

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se asnjë nga shtatë rastet e dyshuara me Koronavirus nuk janë pozitive.

Sipas IKSHPK-së, gjatë  ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar shtatë mostra të dyshimta për Koronavirus, mirëpo pas analizave të kryera, të shtatë rastet e testuara kanë rezultuar negative.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra të dyshimta për Koronavirus .Pas analizave të kryera, të 7 (shtatë) rastet e testuara kanë rezultuar negative”, thuhet në njoftim.

Sikurse edhe ditëve të kaluara, MSh dhe IKSHPK  bëjnë të ditur se do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për Koronavirus dhe rezultatet e tyre.  /arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme