Google ADS

IKSHPK ndërprenë marrjen e mostrave dhe testimin për COVID-19 gjatë të dielave

14:15 | 4 Mars 2022
V. S.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se për shkak të uljes së rasteve me coronavirus, ka ndërprerë marrjen e mostrave dhe testimin COVID dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave.

IKSHPK njofton se kjo po ndodhë pas dy vitesh përballje me coronavirus.

“Për shkak përmirësimit të theksuar të gjendjes epidemiologjike me SARS-CoV-2 në Kosovë, përkatësisht uljes së dukshme të rasteve me COVID 19 si dhe uljes të kërkesave për testim për SARS-CoV-2, IKSHPK njofton që pas një periudhe dy vjeçare të punës intenzive, ndërprenë marrjen e mostrave dhe testimin për SARS-CoV-2 si dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave”, thuhet në njoftim.

IKSHPK bën të ditur se qytetarët e Kosovës mund të testohen në IKSHPK për SARS-CoV-2 me RT PCR nga e hëna deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00 – 14:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme