Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera, mbështetur nga Zyra e OBSh-së, ka mbajtur ushtrimin multisektorial SimEX lidhur me gatishmërinë në emergjenca të shëndetit publik.
Sipas njoftimit, qëllimi i këtij ushtrimi ka qenë testimi i planit të veprimit për parandalimin, gatishmërinë, reagimin dhe rimëkëmbjen për pandemitë me patogenë respiratorë (2024-2026), i cili është hartuar në dhjetor 2023 dhe është aprovuar nga MSh-ja në korrik 2024, shkruan Arbresh.info.
Tutje, thuhet se ky plan është hartuar mbi bazën e mësimeve të nxjerra nga pandemia COVID-19 dhe vlerësimeve të bëra si: Rishikimi i brendshëm e veprimit për COVID-19 (IAR) dhe vlerësimit të jashtëm të përbashkët (JEE)
“Qëllimi i ushtrimit SimEX (në tavolinë) ishte që të bëhet testimi dhe vlerësimi i mekanizmave të koordinimit dhe komunikimit multisektorial në kuadër të planit të gatishmërisë; Përforcimi dhe qartësimi i roleve dhe përgjegjësive ndërmjet subjekteve të shumta dhe palëve të interesit brenda planit; Identifikimi i mundësive për përmirësime në mekanizmat e reagimit ndaj patogjenëve respiratorë; Vlerësimi i kapaciteteve të komunikimit të rrezikut dhe angazhimit të komunitetit RCCE (përfshirë menaxhimin e informacionit) të planit dhe; Vlerësimi i nxitësve për përshkallëzimin dhe de-përshkallëzimin gjatë fazave operacionale të planit”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...