Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se vërehet që nga fillimi i muajit gusht të këtij viti, vërehet ngritje e numrit të rasteve të raportuara me COVID-19.
Ky institut, në një përgjigje për Klankosova.tv ka bërë të ditur se në javët e fundit, janë raportuar mesatarisht 54 raste në ditë.
“Krahasuar me periudhën e e njëjtë të vitit të kaluar si dhe muajit paraprak, nga fillimi i muajit gusht 2024, vërehet ngritje e numrit të rasteve të raportuara me COVID-19, veçanërisht në javën e fundit, me mesatare prej 54 rasteve pozitive të raportuara në baza ditore”, thuhet në përgjigjen e IKShPK-së.
Duke iu referuar të dhënave në nivel global, IKShPK-ja tha se COVID-19 duket se po vendoset në një model të arritjes së pikut dy herë në vit.
“Një në dimër dhe një në verë, dhe ndryshe nga gripi, i cili ka një valë në dimër dhe pothuajse asnjë rast më pas, infeksionet e COVID-19 mund të rriten ndërmjet valëve”, thuhet tutje në përgjigje.
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...