Instituti Kombëtar i Shëndetësisë kërkon që të respektohen masat e reja për parandalimin e përhapjes së virusit Covid 19, pasi sipas IKSHPK’se, masa si këto që hyjnë sot në fuqi në Kosovë, kanë treguar efekt në vende të tjera.
IKSHPK-ja edhe sot ka kërkuar nga qytetarët që të zbatohen me përpikëri të gjitha masat që parandalojnë shpërndarjen e virusit. Ky institut kërkon që të respektohet në plotëni vendimi i ri i Ministrisë së Shendetësisë, sipas të cilit, qytetarëve u lejohet lëvizja 90 minuta brenda ditës.
Njoftimi i plotë:
QYTETARË TË DASHUR!
Sot ka filluar aplikimi i një cikli të ri të masave parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në vendin tonë! Duke qenë se këto masa janë në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së shëndetit tuaj, të familjes dhe popullatës në tërësi, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në aplikimin e tyre. Në ballafaqimin me pandeminë e COVID-19 këto janë masa të ndërmarra dhe të aplikuara edhe nga vendet tjera dhe të cilat i kanë treguar efektet e tyre.
Prandaj, ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha masave të shpallura dhe të respektoni në përpikëri oraret e lëvizjes të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Edhe kur dilni në orët e përcaktuara të lëvizjes, ju lutemi të respektoni masat e distancimit fizik dhe të mos qëndroni në grumbuj qoftë edhe në oborret e shtëpive tuaja apo para hapësirave tregtare dhe sporteleve, që të mos rrezikoni veten dhe familjet tuaja!
Të nderuar familjarë të të moshuarve: Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!
Të dashur qytetarë,
Ju lutemi që t’i përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.
Ambasada amerikane: Ndiqni udhëzimet e Qeverisë, së bashku do ta mposhtim virusin COVID-19
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...