Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se gripi sezonal ka shënuar rënie prej 16.02% krahasuar me javën paraprake dhe është nën pragun epidemik.
“IKSHPK bën të ditur se intensiteti i Influencës sezonale (Gripit sezonal), sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e 05-të të vitit 2024, që paraqet periudhën 29 janar-04 shkurt 2023, ka shënuar rënie prej 16.02% krahasuar me javën paraprake dhe është nën pragun epidemik”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Tutje në njoftim thuhet se akoma janë duke u u regjistruar ende raste të infeksioneve të tjera sezonale sikur Sëmundje të ngjashme me Grip (ILI), raste të Infeksioneve respiratore akute (ARI) dhe raste me Infeksion të rëndë respirator akut (SARI).
Prandaj, IKSHPK bën thirrje që, qytetarët, në veçanti grupet e rrezikut, siç janë të moshuarit, personat me sëmundje shoqëruese kronike, profesionistët shëndetësor, shtatzënat, etj., të vaksinohen dhe të zbatojnë masat e tjera të kujdesit./Arbresh.info/
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...