Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë këshilla për personat që shkojnë në deti.
Përmes një statusi në Facebook, IKSHPK ka dhënë detajet se si duhet të mbrohen pushuesit që shkojnë në det, shkruan Arbresh.info
“Pushimet ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme. Pavarësisht nga mosha apo aftësitë fizike, çdo pushues duhet të ketë mundësinë të shijojë kohën e tij pa shqetësime për rreziqet e mundshme”, thuhet në njoftimin e këtij Instituti.
Ndiqni këshillat si në vijim:
•Përdorni krem mbrojtës nga dielli! – Mbrohuni lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit.
•Pini sa më shumë ujë! – Qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës.
•Mbani syze dielli! – Mbroni sytë tuaj nga rrezet ultra violet.
•Shmangni notin vetëm! – Gjithmonë notoni me një mik ose nën mbikëqyrje.
•Kontrolloni kushtet e detit! – Respektoni sinjalet dhe paralajmërimet e plazhit.
•Mos harroni kapelën tuaj! – Mbroni kokën dhe fytyrën nga dielli.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...