Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në mostrat e testuara të ujit nga rajoni i Deçanit janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, shkruan arbresh.info.
Gjatë ditëve të fundit, institucionet shëndetësore në Deçan janë duke e përballur me vizita të shumta të qytetarëve, që ankohen për helmim.
Dyshimet e para të helmimit thuhet se mund të kenë ardhur nga uji i pijshëm.
IKSHPK, në njoftimin e tyre ndër të tjera shkruajnë:
“Në mostrat e ujit të marra me datën 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF në laboratorët e IKShPK Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar.”/arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...