Google ADS

IKShPK-ja uron Kurban Bajramin me apel për kujdes ndaj COVID-19

13:20 | 9 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit, shkruan arbresh.info.

IKShPK-ja ka bërë edhe sot, sikur ditëve të kaluar, apel për kujdes me COVID-19 pas tri vdekjeve të shënuara në 24 orët e fundit dhe shtimit të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot janë raportuar tre raste të vdekjeve nga kjo sëmundje! Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”.

Ky institut ka rekomanduar që të gjithë personat që kanë simptoma të testohen.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”.

Po ashtu apelon për kujdes të shtuar dhe vaksinim me tri dozat, derisa për personat mbi 60 vjeç edhe me dozën e katërt.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç; me dozën e katërt, mund të vaksinohen personath e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë”.

“MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19″./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme