Google ADS

IKSHPK: Festoni qetë, lëndimet janë të pariparueshme

19:55 | 27 Dhjetor 2023
E.H

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos luajnë me mjete piroteknike, sepse lëndimet që mund të sjellin ato nuk riparohen.

IKShPK thekson se sipas statistikave, shumë persona lëndohen rëndë e lehtë nga hedhja e mjeteve piroteknike në vende publike.

“Qytetarë të nderuar! Mos luani me mjete piroteknike! Statistikat flasin pēr shumē persona të lënduar rëndë e lehtë nē çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike kudo nē vende publike! Lëndimet nuk riparohen”, thuhet në njoftim.

“Ju lutemi! Festoni qetë e me kujdes! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme