IKSHPK del me disa rekomandime për ajrin e ndotur

18:22 | 8 Janar 2024
E.H

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) ka dal me një njoftim se cilësia e ajrit në Prishtinë nuk është e shëndetshme.

Përmes një postimi në Facebook, IKShPK rekomandon banorët e kryeqytetit që të reduktojnë daljet dhe të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos hapin dritaret kur ndotja është e lartë.

IKShPK-ja ka bërë të ditur se në Prishtinë është 107 indeksi i cilësisë së ajrit, ndryshe nga mbrëmë që ka qenë 117.

“Kujdes pēr personat e ndjeshēm”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme