Google ADS

IKSHPK del me disa rekomandime për ajrin e ndotur

08:58 | 17 Janar 2024
K.B

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar për cilësinë e ajrit aktualisht në Kosovë.

Në një postim në Facebook, IKSHPK ka dhënë disa rekomandime për personat e ndjeshëm.

Të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur

Të përdorët më shumë transporti publik

Të reduktohet përdorimi në shtëpi i lëndëve të ngurta

Të mos digjet vaji i përdorur, qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosje

Të përdoren maska mbrojtëse

Të reduktohet pirja e duhanit

Të bëhet izolimi termik

”Kujdes për personat e ndjeshëm, ajri jo i shëndoshë”, thuhet në apelin e IKSHPK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme