Google ADS

IKSHPK bën thirrje për kujdes ndaj gatimit dhe konsumimit të ushqimit

14:43 | 7 Qershor 2022
A. B.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit gjatë ditëve të nxehta të verës.

Në një njoftim të lëshuar thuhet se shumë qytetarë për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital.

Instituti Kombëtar i bënë thirrje popullatës:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi

Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

Duart duhet të lahen dhe thahen:

– para se të filloni të përgatisni ushqimin

– pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

– pas përdorimit të tualetit

– pasi të pastroni hundën

– pasi të prekni një kafshë. /arbresh.info/

Të ngjashme