Google ADS

IKSHPK bën apet te qytetarët: Vaksinohuni tash të mos marrim masa rigoroze në vjeshtë

10:12 | 7 Gusht 2021
A. B.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit Covid-19.

Përmes këtij apeli IKSHPK, ka bërë thirrje tek qytetarët që të vaksinohen në mënyrë që të mos merren masa rigoroze në vjeshtë.

Më tutje në apelin e IKSHPK-së, thuhet se me vaksinim kalohet vala e re nga varianti Delta, që së fundmi është shfaqur edhe në Kosovë.

Postimi i tyre i plotë:

Qytetarë të dashur! Ju lutemi!

Vaksinohuni! ?

Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë!

Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Qytetarë të dashur!

Vaksinohuni! ?

Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVIiD-19. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme