IKSHPK u ka bërë sot serish thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit në kohën kur vendi po vazhdon të përballet me shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.
Në një komunikatë thuhet se IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.
“Fatkeqësisht, sot janë raportuar dy raste të vdekjes nga kjo sëmundje! Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar. Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni”, thuhet në komunikatë.
Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç; me dozën e katërt, mund të vaksinohen personat e moshës mbi 60-vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.
MSH dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19. /arbresh.info/
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës