Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) përmes një apeli iu është drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë duke kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin rekomandimet e institucioneve, për ta përballuar me më pak pasoja situatën epidemiologjike në të cilën gjendet vendi, pas shfaqjes së rasteve me coronavirus.
IKSHPK veçmas kërkon nga bashkadhetarët tanë, të cilët këtyre ditëve kanë ardhur në Kosovë, që të qëndrojnë në familjet e tyre dhe se e kanë obligim të detyruar të qëndrojnë 14 ditë të vetë-karantinuar.
“Nëse keni ardhur tashmë në Atdhe, ju lutem qëndroni në vetë-karantinë dhe bëni gjestin patriotik: përmbajuni rregullave të vetë-karantinës!” thuhet në apelin e IKSHPK./arbresh.info
Apeli i plotë i IKSHPK:
“Të nderuar Qytetarë të Republikës së Kosovës!
Shumë mesazhe mbështetjeje e falënderimi po marrim këto ditë nga ju! Ju faleminderit nga stafi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës!
E ne ju duam shumë, shumë duke ju lutur nga shpirti:
QËNDRONI NË SHTËPI pranë të afërmve tuaj dhe ndiqni rekomandimet tona sa më shumë që të keni mundësi!
Bashkatdhetarë të nderuar që keni ardhur në atdhe! E di që keni mall për atdhe dhe keni ardhur të vizitoni familjen dhe të dashurit tuaj!
Kësaj radhe na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi pranë të afërmve tuaj.
QË TË TREGONI ATDHEDASHURI DHE PATRIOTIZËM:
PA SHTRËNGIM DUARSH!
PA PËRQAFIME!
QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!
Për bashkatdhetarët që akoma nuk kanë ardhur në Kosovë:
JU LUTEMI QË TA SHTYENI VIZITËN NË ATDHE DERI NË KALIMIN E KËSAJ SITUATE!
KËSAJ RADHE DO TË NA NDIHMONI NËSE QËNDRONI ATJE KU JENI!
Nëse keni vendosur patjetër të vini në Atdhe keni obligim të detyruar të qëndroni 14 ditë të vetëkarantinuar!
Nëse keni ardhur tashmë në Atdhe, ju lutem qëndroni në vetëkarantinë dhe bëni gjestin patriotik: përmbajuni rregullave të vetëkarantinës!
Nëse keni shenja dhe simptoma të dyshimta në lidhje me COVID-19 na thirrni në qendrën e thirrjeve 03820080800 për informata të nevojshme!”, thuhet në apelin e IKSHPK.
Të premten, Kosova konfirmoi dy rastet e para me koronavirus, një shtetas i Kosovës 77 vjeç dhe një 20-vjeçare nga Italia. Ndërkaq, të shtunën, autoritetet njoftuan se edhe një 39-vjeçar ishte infektuar pas kontaktit me 77-vjeçarin nga Stublla e Vitisë.
Në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllën kafiteritë, baret, restoranet dhe qendrat tregtare me përjashtim të dyqaneve ushqimore.
Transporti ndërurban dhe ndëkombëtarë është pezulluar po ashtu.
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...
Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ësht...