Statistikat e publikuara në mediat ndërkombëtare, të cilat radhitën Kosovën në vendin e parë për migrim, kanë ngjallur debate të shumta në vend.
Komisioni për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian ka publikuan një raport me 14 shtete për ritmet e migrimit, në mesin e së cilës është edhe Kosova.
Në fakt, Kosova prin në këtë listë me 15.4 për qind të popullsisë së larguar nga vendi për 10 vjet.
Ndërkohë, në statistikat që lajmi.net ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se vetëm në tremujorin e parë të vitit 2019 rreth 265 kosovarë kanë kërkuar për herë të parë azil në vendet e Evropës dhe zonës Schengen, përcjell albinfo.ch.
‘Numri i kosovarëve që kanë kërkuar azil për herë të parë në shtetet e Evropës dhe zonës Schengen është 265 persona’, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Ndërsa gjatë vitit 2018 ky numër ka shkuar në 3 mijë e 515 persona që kanë kërkuar azil.
‘Numri i kosovarëve që kanë kërkuar azil për herë të parë në shtetet e Evropës dhe zonës Schengen gjatë viti 2018 është 3515’, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Këto të dhëna, siç ka bërë të ditur MPB-ja, janë të bazuar nga Eurostati.
Por statistikat e publikuar në mediat ndërkombëtare, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i quajti joreale.
Këtë ai e bëri pas një takimi me ambasadorin gjerman, Christian Heldt.
“Kisha kënaqësi të ndaj me ambasadorin Heldt statistikat e fundit reale të migrimit, ku Kosova tregon qartë se nuk përbënë rrezik të migrimit, duke shënuar trendin më të vogël ndër vite me vetëm 723 raste të kërkesave për migrim në vitin 2018”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Mosha e kosovarëve që kërkojnë azil në vendet Evropë dhe zonën Schengen sillet nga 24 deri në 44 vjeç, shkruan Lajminet.
Kosovarët kërkojnë azil më së shumti në Francë, ku janë rreth 58% të kërkesave, ndërsa pas saj radhitet Gjermania me 16%, pason Italia me 9%, Suedia 4% dhe vendet e tjera 9%.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...