Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dhënë një intervistë për portalin Arbresh.info.
Muharremaj gjatë intervistës ka folur edhe për dukurin e ikjes së të rinjve, tash pas liberalizimit të vizave.
Muharremaj, e cilëson si “sëmundje” dukurinë e ikjes së të rinjve nga vendlindja për në mërgim, duke shtuar se duhet të punohet më shumë me gjeneratat e reja.
“Ikja është një trend në të gjitha komunat e Kosovës për mu është një lloj sëmundje, kemi punuar shumë pak me gjeneratat e reja u dashtë me punu më shumë në shkollat fillore dhe shkollat e mesme. Është dashur të ketë më shumë shkolla të zanateve”, thekson kreu i Suharekës.
“Kosova është një vend i mirë, por duhet të punohet më shumë. Kosova është pjesë e Ballkanit por unë si kryetar nuk mundem që t’i ndal. Ne duhet të punojmë më shumë për fëmijë tanë për një të ardhme më të mirë”, shprehet Muharremaj./Arbresh.info
LEXO EDHE:
“Projektet milionëshe”/ Intervistë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë