Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar sot në konferencë për media masat e ndërmarra nga dikasteri që drejton, lidhur me ndaljen e ikjes së anesteziologëve nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Vitia, tha se kjo situatë është brengosëse dhe Qeveria për të ndalur hovin e ikjes së tyre duke ia rritur pagat në këtë sektor, përmes koeficientëve në ligjin e ri.
Ai, gjithashtu tregoi se Qeveria ka paraparë shtesa më të larta për punëtorët shëndetësorë që punojnë vetëm në sektorin publik, teksa ka bërë të ditur se kanë hartuar edhe një plan për përmirësimin e kushteve dhe aparaturave brenda QKUK-së.
“Ikja e anesteziologëve nga vendi është më se e vërtetë dhe është jashtëzakonisht brengosëse. Për këtë problematikë ne jemi munduar që në raport me koeficientët e pagave, punëtorët shëndetësorë kanë përfituar më së tepërmi dhe kjo është ajo që po bëjmë për t’i bindur ata për të mos u larguar nga QKUK-ja. Ne gjithashtu kemi bere një rregullore për ata qe vendosin te punojnë vetëm në shëndetësinë publike ku kemi paraparë shtesa extra më të mëdha për ta. Pra, nëse punojnë vetëm në QKUK ata do ta kenë rrogën më të madhe. Ne po mundohemi te gjejmë edhe mënyra tjera që t’i bindim të qëndrojnë. Përveç pagave, një ndër arsyet që ata po ikim është edhe distribuimi jokorrekt i stafit, mungesa e kushteve, e aparaturave, andaj është prezantuar një plan që të ketë një investim infrastrukturor, ku do të bëhet blerja e pajisjeve të reja, pajisje të kohës që iu mundëson mjekëve të jenë në krye të detyrës. E për këto aparatura të vjetra, këta mjekë kanë qenë cak i sulmeve të padrejta e ne po mundohemi qe ikja e tyre nga shëndetësia publike më mos të jetë temë në vend”, u shpreh ministri Vitia./arbresh.info/
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...