Google ADS

IKD organizon tryezë diskutimi për luftën kundër korrupsionit

08:12 | 21 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe NED, sot organizon tryezën për të diskutuar performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit “Luftë, persekutim apo amnisti në emër të luftës kundër korrupsionit? – Zgjidhja/Vetingu?”.

IKD gjatë kësaj tryeze do të prezantojë raportin e monitorimit sistematik të rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, i cili përmban gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet konkrete se si të shtohet efikasiteti dhe efektiviteti i këtyre sistemeve në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme