Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) si rezultat i monitorimit sistematik të sistemit të drejtësisë, në vazhdën e kauzës për të ndërtuar institucione demokratike që përfaqësohen nga politikanë që nuk kanë probleme me ligjin, ka identifikuar kandidatët për deputetë të partive politike, të cilët kanë marrë votat e mjaftueshme për tu bërë deputetë, të cilët kanë aktakuza aktive.
Listës së partive politike me numrin më të madh të kandidatëve për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive i prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me gjithsej nëntë (9) kandidatë. Prej tyre gjashtë (6) kandidatë akuzohen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dy (2) për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidatë akuzohet për dy (2) vepra penale “Përdorim i armës” dhe “Sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, transmeton arbresh.info
Pason Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka tre (3) kandidatë për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive. Prej tyre një kandidatë akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, një kandidatë akuzohet për veprën penale të korrupsionit “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një kandidatë akuzohet për tri vepra penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Pengim i personit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Pas AAK-së, pasojnë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lista Serbe (LS) me nga një kandidatë për deputetë, të cilët kanë marrë vota për tu bërë deputetë dhe të cilët kanë aktakuza aktive. Kandidati i PDK-së akuzohet për veprën penale “Sulm”, ndërsa kandidati nga LS-së akuzohet për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.
Në vazhdim, IKD paraqet integritetin e secilës listë zgjedhore të këtyre partive politike me të dhëna të detajuara.
Integriteti i listës së deputeteve të LVV-së
Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë̈ se në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nga 110 kandidatë për deputetë, nëntë (9) prej tyre kanë pasur aktakuza aktive dhe të gjithë kanë fituar mandatin e deputetit.
Tabela 1: Deputet e zgjedhur të VV-së me aktakuza aktive.
02. Integriteti i listës së deputeteve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Gjetjet e hulumtimit të IKD-së, tregojnë se në në listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2020, nga 110 kandidatë për deputetë që kishin garuar për deputet ishin tetë (8) kandidatë me aktakuza aktive, ndërsa tre (3) prej tyre sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, kanë arritur të fitojnë mandatin e deputetit.
Tabela 1: Deputete zgjedhur të AAK-së me aktakuza aktive.
03. Integriteti i listës së deputeteve të Partisë Demokratike të Kosovës
Gjetjet e hulumtimit të IKD-së, tregojnë se në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nga 110 kandidatë për deputetë, kanë qenë pesë (5) kandidatë ndaj të cilëve ka aktakuza aktive, prej të cilëve, vetëm njeri prej tyre ka arritur që të zgjedhet deputet.
Tabela 1: Deputetet e zgjedhur të PDK-së me aktakuza aktive.
04. Integriteti i listës së deputeteve të Listës Serbe
Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë se në listën zgjedhore të Listës Serbe, nga 20 kandidatë për deputetë, është një (1) kandidat cili ka aktakuzë aktive, pasi ai është dënuar nga gjykata e shkallës së parë, mirëpo ndaj tij akoma nuk ka vendim nga Gjykata e Apelit, si gjykatë e shkallës së dytë.
Tabela 1: Deputetet e zgjedhur të Listës Serbe-së me aktakuza aktive./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...