Sundimi i ligjit është në fokus të punës së IKD-së dhe njëherësh programi në të cilin organizata zhvillon më së shumti veprimtari. Puna jonë drejt qëllimit që rrjedh nga vetë emri i programit përqendrohet në forcimin e zbatimit të ligjit në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe të pavarur.
Ky qëllim sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, (IKD) ,arrihet përmes ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e drejtësisë, avancimit të qasjes në drejtësi dhe fuqizimit të pushtetit gjyqësor në Kosovë,raporton arbresh.info.
Sundimi i ligjit përfshin por nuk kufizohet vetëm në çështje politike, kushtetuese, ligjore, si dhe çështje të të drejtave të njeriut. Çdo shoqëri demokratike, aspiratë kjo edhe e Republikës së Kosovës, synon një shtet ligjor që bazament ka garantimin dhe respektimin e vlerave, parimeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare dhe promovimin e të drejtave të njeriut, andaj si parim fundamental duhet ta njohë dhe zbatojë në praktikë supremacinë e ligjit.
Sundimi i ligjit është shtyllë që garanton shtetin demokratik dhe siguron përgjegjësinë dhe kontrollin ligjor ndaj udhëheqësve politik, siguron kontrollin dhe balancin mes pushteteve dhe promovon të drejtat dhe liritë e njeriut dhe sigurinë juridike për qytetarët e saj. Parakusht, për një shtet demokratik ku sundon ligji në mënyrë të drejtë, barabartë dhe në mënyrë të paanshme për të gjithë qytetarët është garantimi me Kushtetutë, ligj dhe në praktikë i pavarësisë së pushteteve respektive.
“Kushtetuta e Kosovës garanton ndarjen e pushteteve në mes të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. IKD që nga viti 2009, monitoron në mënyrë sistematike sistemin e drejtësisë në Kosovë, në drejtim të hartimit të politikave dhe zbatimit të tyre në praktikë. Raportet e IKD-së, në vazhdimësi theksojnë mungesën e pavarësisë funksionale në punën e sistemit të drejtësisë. Sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial edhe përkundër faktit se me kushtetutë dhe ligj, janë të pavarur nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv, praktika e ka dëshmuar, se të njëjtit janë lehtë të ndikuar nga politika në aspektin e procesit të emërimit të prokurorëve, gjykatësve, kryeprokurorëve dhe kryetarëve të gjykatave”, thuhet në komunikatën e IKD-së.
Si rezultat i ndikimit dhe ndërhyrjeve politike, Kosova sipas IKD-së ka probleme serioze në hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë, shpëlarjes së parasë dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme.
“Që nga koha e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur në vitin 2012, sistemi i drejtësisë në Kosovë, edhe përkundër miratimit të një numri të madh të ligjeve, politikave dhe strategjive që bazë kanë pasur promovimin e sundimit të ligjit, nuk kanë arritur që të dëshmojnë progres në arritjen e rezultateve konkrete, si në aspektin e luftimit të dukurive që ndërlidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin po ashtu edhe në aspektin e përmbushjes së mandatit kushtetues në kontrollin dhe balancimin e pushteteve. Kosova në vitin 2018, për herë të parë në raporte të caktuara ndërkombëtare ka filluar të quhet edhe si shtet i kapur”, thuhet në reagimin e IKD-së.
Vitet 2018 dhe 2019, e kanë karakterizuar Kosovën më një numër të madh të skandaleve dhe vendimeve të kundërligjshme të miratuara nga qeveria në largim, si dhe mungesë të vullnetit dhe guximit të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë për të ushtruar kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore në inicimin e procedurave hetimore në rastet kur janë raportuar apo ekspozuar aferat korruptive qoftë nga ekzekutivi i vendit apo institucionet e tjera në nivel qendror dhe lokal.
Me qëllim të riparimit të dëmeve të shkaktuara nga qeverisjet e deritanishme, përmirësimit të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, orientimit të politikave shtetërore tek interesat e qytetarëve dhe interesit publik, partitë politike në plan programet e tyre qeverisëse, duhet t’i ofrojnë publikut konceptet e tyre lidhur me fushat e mëposhtme, duke përfshirë ofrimin e zgjidhjeve dhe trajtimin praktik të tyre gjatë mandatit të vet qeverisës.
Partitë politike sipas IKD-së, duhet të përgjigjen pyetjeve të më poshtme.
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag