Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) është i interesuar të shohë vendimin dhe arsyetimin e Gjykatës së Apelit për rastin e Sekiraqës.
Hulumtuesi i IKD-së, Ehat Miftaraj, thotë për arbresh.info se Sekiraqa me vite të tëra i kishte ikur drejtësisë.
“Edhe përkundër se rasti është kthyer në rigjykim, veprat për të cilat akuzohet Sekiraqa janë shumë të rënda, për të cilin ishte dhënë edhe një vendim kapital prej 37 viteve, dhe se i njejti me vite të tëra i kishte ikur drejtësisë deri ne momentin e dorëzimit të tij vullnetar,” shprehet Miftaraj.
Ai ka kritikuar ashpër edhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.
“Mënyra se si e kanë menaxhuar gjykatësit e Eulex-it këtë rast dëshmon profesionalizmin dhe integritetin e tyre.”
Miftaraj e quan si skandaloz informimin rreth këtij rasti përmes medieve.
“Një rast të profilit të tillë, publiku të informohet lidhur me ndryshimin e masës se sigurisë përmes medias nga avokati i të pandehurit është skandaloze. Kjo gjykatë e ka obligim ligjor që vendimin lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë ta publikoj dhe ta informoj dhe bind publikun se një masë e tillë është e bazuar në ligj,” deklaron Miftaraj.
Ai shton se në një shoqëri normale, viktimat e krimit duhet të informohen paraprakisht nga prokuroria dhe jo nga mediat, pasi kjo ndërlidhet edhe me sigurinë e tyre individuale.
Gjykata e Apelit ka vendosur për lirimin nga paraburgimi dhe zëvendësimin e masës me arrest shtëpiak për të dënuarin, Enver Sekiraqa, nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Rizës.
Pasditen e të enjtës Policia e Kosovës, ka marrë Sekiraqën nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për ta përcjellur në shtëpinë e tij.
Lënda e Enver Sekiraqës është duke u trajtuar në shkallën e dytë nga Gjykata e Apelit./arbresh.info/
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...