Instituti Kosovar për Drejtësi (IKD), së bashku me EULEX-in, e organizuan një seminar trajnimi për konceptet kryesore të procedurave gjyqësore dhe monitorimit të gjykimeve për 20 monitorues laikë, të cilët pritet t’i monitorojnë rreth 400 seanca penale në mbarë Kosovën.
Këta monitorues, shumica e të cilëve nuk kanë përgatitje juridike, u zgjodhën në bazë të një numri të kritereve, duke përfshirë gjininë, përkatësinë etnike, moshën, arsimimin, profesionin etj.
“Ideja është që t’i japim një zë popullit të Kosovës, mundësinë për ta parë dhe vlerësuar se si funksionon sistemi i tyre i drejtësisë penale, si është i organizuar ai, si bashkëveprojnë aktorët kryesorë të tyre dhe në fund si ofrojnë drejtësi institucionet kompetente”, tha monitoruesi kryesor tematik i EULEX-it për krimet e urrejtjes dhe bashkë-drejtues i projektit, Luis Carnasa, duke shtuar se ky është një projekt tejet origjinal sepse njerëzit që nuk kanë përgatitje juridike ose përvojë juridike do ta kenë mundësinë që për herë të parë ta shohin dhe perceptojnë se si funksionojnë institucionet kosovare të drejtësisë.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj, theksoi se ky projekt ka për qëllim të rris llogaridhënien e sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të Kosovës ndaj qytetarëve.
“Ky projekt ka të bëjë me qytetarët që bëhen monitorues të gjykimeve penale në sistemin e drejtësisë penale në Kosovë. Qëllimi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, së bashku me partnerin tonë, EULEX-in, është që ta rrisim llogaridhënien e sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të Kosovës ndaj qytetarëve”, u shpreh Miftaraj.
Ioannis Psimopoulos, monitorues i drejtësisë nga EULEX-i dhe bashkë-drejtues i projektit theksoi se ky seminar trajnimi është pjesë e një projekti të monitorimit laik gjyqësor, të iniciuar dhe financuar nga EULEX-i dhe i zbatuar nga Instituti Kosovar për Drejtësi, duke synuar përmirësimin e aftësive të organizatave të shoqërisë civile për ta monitoruar sistemi e drejtësisë në Kosovë. “Duke i angazhuar qytetarët e Kosovës në monitorimin e gjykimeve, institucionet gjyqësore fuqizohen dhe si rezultat i kësaj bëhen më të besueshme”, shtoi Psimopoulos.
Gjatë muajve në vijim do të organizohen një varg aktivitetesh “ad-hoc” për trajnim, të parapara që t’i përplotësojnë aktivitetet e monitorimit dhe për ta siguruar zbatimin e lehtë të këtij projekti. Në bazë të raporteve të 20 monitoruesve laikë të gjykimeve do të përgatitet një raport përfundimtar i vlerësimit dhe do të paraqitet para komunitetit ligjor dhe diplomatik të Kosovës në mes të vitit 2020./arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën