Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dënoi fuqishëm sulmin fizik ndaj gazetarit Parim Olluri, i cili ka ndodhur nga persona deri tash të panjohur, të mërkurën në orët e mbrëmjes në Prishtinë.
IKD kërkon nga organet e sigurisë dhe ndjekjes reagim urgjent për zbardhjen e sulmit ndaj gazetarit Olluri, i cili ishte i shoqëruar edhe me të fejuarën e tij.
Sulmi ndaj Ollurit është sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, të drejta dhe liri themelore të patjetërsueshme, të cilat garantohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
IKD konsideron se sulmi ndaj ushtruesit të detyrës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj dhe gazetarit Parim Olluri në të njëjtën ditë janë alarm për institucionet e sigurisë dhe ndjekjes që të zbardhin rastet dhe të sjellin para gjykatës kryesit e këtyre akteve kriminale.
“IKD edhe njëherë shpreh zhgënjim me organet e drejtësisë dhe sigurisë, të cilat kanë neglizhuar trajtimin me prioritet absolut të rasteve të sulmeve dhe vrasjeve ndaj gazetarëve, të cilat kanë ndikuar në krijimin e një klime të pafavorshme për ushtrimin e profesionit të gazetarisë”, thuhet në reagim.
IKD inkurajon të gjithë gazetarët, pavarësisht ambientit jo të përshtatshëm për shkak të funksionimit të brishtë dhe të politizuar të sistemit të drejtësisë, të ushtrojnë profesionin e tyre me përgjegjësi dhe profesionalizëm për të realizuar misionin e shenjtë të informimit të publikut për të vërtetën.
“Në një vend demokratik, siç synon të jetë Republika e Kosovës, gazetarët nuk mund të ndalohen, kufizohen dhe censurohen apo që të informohen dhe të informojnë për të vërtetën. IKD rikujton se qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të mbesin të izoluar dhe pa një perspektivë evropiane edhe falë këtij mentaliteti dhe këtyre sulmeve, duke tentuar të pengojmë dhe censurojnë gazetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të cilat sigurojnë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike, duke raportuar të vërtetën”, thuhet më tej në reagimin e IKD-së.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin