Google ADS

IHMK’ja tregon se ku ra më shumë shi, e ku më pak

10:06 | 19 Qershor 2022
A Z

Në Institutin Meteorologjik të Kosovës bëjnë të ditur për arbresh.info se gjatë dy javëve të fundit në territorin e Republikës së Kosovës, mesatarisht kanë rënë rreth 32 litra për metër kub reshje të shiut.

Sipas regjioneve Rrafshi i Dukagjinit ka pasur reshje më të mëdha me 69.2mm ndërsa ajo me më pak reshje është Anamorava me 31.1mm. Rrafshi i Kosovës me 26.5mm.

“Sasia më e madhe e reshjeve gjatë kësaj periudhe prej 99.2 mm është regjistruar në Dragash, ndërsa më e ulëta prej  8.3 mm në Gjakovë”, thonë në IHMK./arbresh.info/

Të ngjashme