Instituti Hidrometeorologjik ka publikuar një tabelë, me anë të së cilës ka sqaruar nivelin e ngritjes së lumenjve përbrenda dy ditëve, si shkak i reshjeve të shumta të shiut.
Në tabelën e publikuar të IHMK’së, ngritjen më të madhe të nivelit të ujit e kishte pësuar rrjedha lumore e Drinit të Bardhë në Gjonaj të Prizrenit (nga 1.673 dhe 3.411) dhe ajo në Këpuz të Klinës (nga 2.570 në 4.800 cm).
IHMK tutje ka sqaruar për tendenca të ngritjeve të mëtutjeshme, teksa ka thënë se nesër pritet të arrihet maksimumi i niveleve ujore.
Në njoftimin e lëshuar në faqën e tyre zyrtare, Instituti Hidrometeorologjik thotë se vërshimeve i kontribuuan edhe shkrirjet e borës në zona malore.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshje të shiut do të ketë edhe në ditët e ardhshme të cilat do të zëvendësohen më vonë me reshje bore.
Ai në një prononcim për emisionin “Frontal” në T7 tha se do të ketë vërshime nga reshjet.
“Reshje do të ketë edhe në ditët e ardhshme, sot gjatë natës do të ketë reshje shiu të cilat më vonë do të zëvendësohen me reshje bore”, tha Aliu.