Google ADS

IHMK: Për momentin Kosova nuk rrezikohet nga vërshimet

11:03 | 5 Tetor 2024
K.B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se Kosova për momentin nuk rrezikohet nga vërshimet.

IHMK ka publikuar të dhënat e fundit të reshjeve që përfshinë vendin.

Sipas IHMK-së, reshjet do të vazhdojnë sot dhe nesër ( e diele), por me intensitet më të vogël.

“Nga kjo pasqyrë e reshjeve të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës, për momentin nuk jemi të rrezikuar nga vërshimet.
Sipas sektorit të hidrologjisë lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare.Cikloni i ashtuquajtur “Kasandra” është në dobësim, kështu që reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër”, thuhet në njoftimin nga IHMK-ja.

Ndërsa, java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës dhe elementeve tjera meteorologjike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme