Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në regjionin e Dukagjinit gjatë ditëve të fundit mund të priten vërshime të shpejta në disa zona të Gjakovës, Junikut dhe Deçanit.
“Sipas llogaritjeve të IHMK, më data 27 dhjetor 2021, si rezultat i reshjeve të shiut me intensitet më të lartë dhe shkrirjes së borës në zonat malore të pellgut Drini Bardhë si pasojë e ngritjeve të temperaturave gjatë ditëve të fundit, mund të priten vërshimeve të shpejta në disa zonat të komunës së Gjakovës, Junikut dhe Deçanit, sidomos nga lumenjtë dhe prockat të cilat lëshohen nga zonat malore”, ka njoftuar instituti.
Ndërkaq në lumenjët e tjerë të vendit nuk parashihet që të ketë ngritje të theksuara të niveleve dhe prurjeve të ujit, prandaj edhe nuk parashikohet që do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore./arbresh.info/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...