IHMK: Në viset malore sonte mund të bien fjollat e para të borës

20:50 | 15 Tetor 2023
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sonte pas mesnatës parashihen të vijnë reshjet e shiut të cilat do të shoqërohen me rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Sipas IHMK-së, në viset malore me lartësi mbi 1800m mund të bien edhe fjollat e para të borës, përcjell Arbresh.info.

Parashikimi i Motit për pesë ditë (16-20 tetor 2023):

-E hëne- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.

E marte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

E mërkurë- Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius..

E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

E premte- Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s ./Arbresh.info./

Të ngjashme