IHMK: Moti sot do të jetë i vranët dhe me intervale dielli

07:23 | 24 Dhjetor 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme